Set me produktet e nevojshme për fëmjët tuaj duke nisur nga dita e parë e lindjes. I përshtatshëm për fëmijë nga 0 m+. Çmim promocional. Shishe me sistem anti-kolik Twist-rrjedhje, i cili mundëson rrjedhje konstante të qumështit, duke shmangur krijimin e fluskave të ajrit dhe duke parandaluar kolikat e mundshme.
Koka e thithëses së shishës ka formë të ngjashme me formën e gjoksit dhe është 100% silikon. Nuk përmban BPA. Në paketim gjenden 3 madhësi të ndryshme të shisheve: 180 ml, 260 ml, 330 ml.
Squeeze Bags – Qese disa përdorimëshe shtrydhëse për ruajtjen e ushqimeve dhe lëngjeve të frutave. Të pajisura me një zinxhir të dyfishtë, për të shmangur rrjedhjet. Mund të lahen në makinën e enëve dhe mund të vendosen në frigorifer. Në paketim gjenden 6 qese nga 220 ml secila. Biberon 0-6 muaj – Biberonat mashtrues janë me formë ortodontike, prej silikoni. Të përshtatshme për bebe nga 0-6 muajsh. Paketimi përmban 2 biberona të tillë. Biberona 6+ muaj – Biberonat mashtrues me formë ortodontike, prej silikoni. Të përshtatshme për bebe duke nisur nga 6 muaj. Paketimi përmban 2 biberona të tillë. Shishe Mini Cup – Gotë plastike me 2 doreza, e pajisur me një izolues prej silikoni, i cili pengon rrjedhjen edhe nëse shishja kthehet me kokë poshtë. E përshtatshme për fëmijë duke nisur nga 4 muajsh. Kruajtëse dhëmbësh – Kruajtëse dhëmbësh e pajisur me disa ”dhëmbëzime” të cilat masazhojnë lehtësisht mishrat e dhëmbëve. Mund të ruhet në frigorifer, duke siguruar një efekt freskues gjatë përdorimit. Material plastik nga materiali premium. E përshtatshme për bebe nga 2 muaj. Kapëse për biberonin – Kapëse biberoni e cila në njërën anë mban të fiksuar biberonin, kurse në anën tjetër kapet te rrobat e bebes. Praktike në përdorim. Materiali i përdorur është tekstili.
Komente
Nuk ka ende komente.